Një qytetar në Ferizaj është kërcënuar derisa u ka ofruar ndihmë disa të aksidentuarve në trafik mesditën e së dielës, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka thënë se ka hasur në aksident në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj, derisa është kërcënuar verbalisht nga pasagjeri i njërës prej veturave të përfshira në aksident.
Rasti po hetohet nga Policia.
“Rr. Liman Reka, Ferizaj 06.08.2023-15:00 Ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një aksident trafiku në rrugë dhe kur kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, një i dyshuar mashkull kosovar, pasagjer në njërën nga veturat e involvuara në aksident e kishte kanosur verbalisht ankuesin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë.