TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Qeveria Kurti ka futur duart edhe në sofrat e qytetarëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Plani franko-gjerman aktualisht është vështirë i pranueshëm për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti “me emblemën e rreme të shpresës në ballë, ka futur duart edhe në sofrat e qytetarëve, duke vjedhur edhe produktet bazike ushqimore të rezervës shtetërore”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga keqpërdorimi i qindra miliona eurove në energji, sot është duke vjedhur edhe produktet bazike ushqimore të rezervës shtetërore.

“Afera e fundit – afera e grurit – është vulë e mentalitetit qeverisës të këtij pushteti të përqendruar në korrupsion e keqpërdorim. Nuk ka ku shkon më poshtë se kaq. Apo ka? Në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve, kjo Qeveri u koordinua edhe me një kriminel si Radojçiqi. Kundër shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve, kjo Qeveri i tensionoi raportet me aleatët tanë ndërkombëtarë. Kjo tufë keqbërësish i solli edhe sanksione Kosovës, ndërsa politikat e tyre të çoroditura po e shpopullojnë vendin anembanë – vetëm gjatë qeverisjes së Albin Kurtit gati 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendlindjen në kërkim të perspektivës diku në shtetet perëndimore”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, derisa aferat dhe skandalet korruptive po shumëfishohen, tri nga elementet bazë që e përbëjnë shtetin e së drejtës sot po i mungojnë Kosovës: transparenca, llogaridhënia, drejtësia.

Por, Krasniqi vlerëson se që të tria këto do t’i kërkojnë e do t’i realizojnë, deshën apo s’deshën pushtetarët e sotëm.

“Kjo Qeveri nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve. Kjo Qeveri nuk i mbron më interesat e shtetit. Zgjedhjet e reja dhe rikthimi i mandatit tek qytetarët janë e vetmja zgjidhje përpara. Sa më parë, aq më mirë – edhe për shtetin edhe për qytetarët”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

PDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

E konfirmuar – Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë për presidente të Kosovës

E konfirmuar – Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë për presidente të Kosovës

Fillon seanca për amendamentet e Osmanit që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

LVV-ja në seancën e orës 22:00 pritet ta prezantojë kandidatin e dytë për president, ky është emri

AAK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

Seanca për presidentin në orën 22:00

Ndërpritet seanca për ndryshimet kushtetuese në mungesë kuroumi

Ndërpritet seanca për ndryshimet kushtetuese në mungesë kuroumi

Kryeziu: Edhe nëse kalojnë amendamentet nuk mund të hyjnë në fuqi, janë  për zgjedhjen e presidentit pas pesë vitesh

Kryeziu: Edhe nëse kalojnë amendamentet nuk mund të hyjnë në fuqi, janë për zgjedhjen e presidentit pas pesë vitesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën