Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të turpshme forografinë e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me dronët Bayraktar TB-2 të blerë nga Turqia.
Madje sipas Haradinajt, këta dronë nuk janë blerë për t’u mbrojtur nga Serbia, por që sipas tij, kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes me NATO-n, në kohën e krijimit të ushtrisë, ku në atë periudhë kryeministër ka qenë vet Haradinaj.
“E atëherë i bëri ato fotot e turpshme para dronëve ishin të turpshme ministri i Mbrojtjes, komandanti i ushtrisë dorën mbi dron. Janë të turpshme sepse nuk është ndonjë e arritur e jashtëzakonshme. Së pari, Serbia prodhon avion, shet nëpër botë avion dihet numri është jo aq i madh i këtyre dronëve dihet çka kemi ble. Nuk është e vërtetë që këta dronë po blihen për t’u mbrojtur nga Serbia për shembull në nderin e Kurtit do të ishte me deklaru se Kosova ka një marrëveshje me NATO-n që nga koha kur është krijuar ushtria, dhe për këtë unë mundem të ju flas me kompetencë. Pra kur e kemi krijuar ushtrinë në atë kohë dhe ju e dini kur e si ne kemi ra dakord për një plan 10 vjeçar dhe ai plan 10 vjeçar parasheh edhe blerjen e teknikes. Ne nuk duhet të dalim në foto me teknikën tonë pra është shumë e turpshme me dalë kryeministri, ministri i Mbrojtjes, komandanti para një droni se e bënë kijametin, rrini ato nuk janë gjëra për foto e për vota duhet pak kujdes zakonisht janë edhe konfidenciale sekrete janë zhvillime që duhet të ndodhin larg syve të shumëve”, tha Haradinaj në emisionin “ReSpublika në Tëvë1.
Kryetari i AAK-së, tutje theksoi se në asnjë territor shqiptar nuk prodhohet asnjë fishek dhe se siç tha ai, në rast lufte Kosova nuk mund të të luftojë me municion të importuar. Sipas tij, nëse Kosova vazhdon dhe sillet siç tha ai, ”si fëmija”, do të ketë pasojë vonimin e proceseve të planit 10 vjeçar, plan ky në të cilin Haradinaj tha se parashihet gjithë teknika e një këmbsorie të ushtrisë.
“Pra në aktualisht nuk prodhojmë municion fare psh nuk prodhojmë as 9 mm që është municioni bazë për pistoletë nuk prodhojmë 5.56ky është municioni bazë për një pushkë dore të ushtarit nuk prodhon as Shqipëria fatkeqësisht askund në trojet shqiptare nuk prodhohet asnjë fishek, keni parasyshë këtë që po ju them. Askund ku jetojnë shqiptarët nuk prodhohet asnjë fishek, në rast të luftës nuk mundesh me luftu me municion të importumë me luftu është e pamundshme, sasia e shpenzimit ditor është e madhe Kosova duhet të bëjë kujdes. Nëse Kosova sillet si fëmija del para këtyre para atyre i vonon proceset në planin 10-vjeçar, pra nuk janë vetëm dronët të parapamë gjithë teknika e një ushtrie të këmbsorisë është e kontraktuar dhe e blerë por sjelljen e asaj teknike na kanë vonuar në raste të caktuar apër shkak të sjelljeve të tilla si kjo foto me dronin ju siguroj na bën pasoja kjo foto. Kemi bërë ligjet e ushtrisë dhe kam nënshkru teknikën e viteve që vijnë”, tha Haradinaj.
Teksa theksoi se “deri tash ne kemi marrë një teknikë të caktume por e cila është dashtë me ardhe në tri vitet e para, pra kemi marrë në pesë vjet, dy vjet vonesa kemi në teknikë për shkak të sjelljes së politikës së sotme”.
Kurse, Forcës së Sigurisë së Kosovës javë më parë i janë shtuar edhe zyrtarisht disa dronë Bayraktar TB-2 të blerë nga Turqia, disa javë më parë.
Teksa lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili e ka prezantuar arsenalin e ri të ushtrisë. Megjithatë, nuk është bërë i ditur çmimi sa kanë kushtuar dronët./teve1.info./