Një grua në Malishevë është arrestuar pasi e ka rrahur bashkëshortin e saj, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë sulmit fizik, lëndime ka pësuar edhe fëmija i tyre i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 21.07.2023 – 13:35. Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj m/k. Gjatë sulmit lëndime ka pësuar fëmija i tyre i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.