Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar zyrtarët e policisë në veri.
Sveçla ka shkruar se i ka falënderuar policinë për punën, përkushtimin dhe korrektësinë.
“Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, ka shkruar Sveçla.