Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun.
Kurti i ka ofruar Lutfiut ndihmën e tij dhe i ka thënë se është i interesuar të bashkëpunojë.
“Z. Lutfiu falënderoi kryeministrin për mikpritjen në këtë takim dhe për urimin, teksa i dha mbështetjen e plotë kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij”, thuhet në njoftim.
Shqetësimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ishin temë kryesore e diskutimit.
“Kryeministri Kurti konfirmoi edhe një herë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë”, thuhet tutje.