Kryeministri Albin Kurti u gjuajt sot me ujë në Kuvendin e Kosovës nga deputeti Mërgim Lushtaku, në një përleshje e cila më pas eskaloi e në të cilën u përfshinë disa deputetë nga opozita e disa ministra e deputetë nga pushteti.
Pas kësaj, Kuvendi fillimisht shkoi në pauzë gjysmë orëshe e më pas pauza u shty edhe për dy orë të tjera.
Por kryeministri Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte deputet i opozitës, së bashku me kolegë të tjerë nga grupi parlamentar, disa herë kishin gjuajtur me ujë, vezë, gaz lotsjellës e gjësende të tjera kryeministra, deputetë e ministra të pushteteve të atëhershme, raporton teve1.info
Seancat për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e Demarkacioni me Malin e Zi ishin ato që zakonisht nxisnin deputetët e VV-së të bllokonin mbajtjen e tyre përmes këtyre mjeteve.
Në këtë seancë të 17 nëntorit 2015 kur do të duhej të diskutohej projekt-ligji për buxhetin e vitit 2016, kryeministri Albin Kurti dhe kolegët nga VV kërkonin të tërhiqeshin nënshkrimet nga dy marrëveshjet, ajo për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Kryeministri i tanishëm Kurti kishte gjuajtur me prej kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa.
E një muaj më parë, vet Kurti e kishte gjuajtuar me vezë e ujë një njërën prej seancave, Xhavit Halitin e PDK-së, transmeton teve1.info.
Teksa për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend, Kurti më 2018 ishte dënuar me burgim.