TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KFOR-i amerikan viziton familjen e Gentrit Rexhepit, 6-vjeçarit të vrarë aksidentalisht nga një ushtar amerikan

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kusari: Kuvendi do të vazhdojë punën me shumicën e thjeshtë

Në gurin e varrit, ju shkrua vetëm gjysma e emrit.

Kjo pasi Gentrit Rexhepi në klasën e parë, i kishte mësuar vetëm gjysmën e shkronjave.

6-vjecari nga Zllatari i Ferizajt, u qëllua aksidentalisht për vdekje nga Nicholas Young, ushtar i ri amerikan që atëkohë shërbente në Kosovë.

E gjithë ngjarja ndodhi me 10 korrik të vitit 2000, në afërsi të shkollës “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme të Vitisë.

E në përvjetorin e 23, familja Rexhepi shkoi për ta përkujtuar të birin.

Por, për dallim nga përvjetorët e kaluar, vizitë tek varri i Gentritit paralajmëroi edhe një delegacion i veçantë.

Nuk vonoi shumë, në varrezat e fshatit Zllatar të Ferizajt, nga kampi Bond Steel, erdhi delegacioni i KFOR-it amerikanë.

Në hyrje të varrezave, ushtarakët u pritën nga vet familjarët.

Fjalë mire se ardhje, iu shprehu kryefamiljari, Deli Rexhepi.

Më pas, tek varri i Gentrit Rexhepit, ushtarakët vendosën kurora lulesh.

Ndërsa, u njoftuan nga afër edhe me simbolikën e gurit mbi varr.

Më pas ushtarët amerikan, hoqën kapelën në shenjë respekti, para varrit të Gentritit.

E nuk munguan as lutjet për të.

Edhe dhimbja është e madhe.

Pas homazheve, ushtarët e KFOR-it, vizituan edhe shtëpinë e familjes Rexhepi.

E këtu, ushtarakët u pritën me lule.

“Sot po e vizitojmë këtë familje me nderin, respektin dhe përkuljen më të madhe për ta nderuar Gentritin, në përvjetorin e ditës tragjike të shumë viteve më parë. Kjo është një familje vërtetë e durueshme dhe ka një ambient familjar mes kësaj familje dhe KFOR-it”, tha koloneli amerikan, Ross Walker.

Ai thotë se për ta familja Rexhepi, tashmë është e afërt.

“Në përpiqemi ta nderojmë Gentritin çdo vit, pavarësisht se kush ndodhet këtu nga ushtarët amerikanë dhe KFOR-i, përpiqemi ta mbajmë gjithmonë në kujtesë sepse për neve tanimë kjo është familja jonë e zgjeruar”, shtoi Walker.

E babai i Gentritit, Deliu, thotë se vizitat si këto ua lehtësojnë dhimbjen.

“Jo familjes, por edhe rrethit më të gjërë na i lehtesojne mërzinë. Kështu e ka jeta, do të vazhdojë kështu. 0:50 – Na ka ndodh qysh na ka ndodh rasti, aksidentale ka qenë”, u shpreh Deli Rexhepi, babai i Gentrit Rexhepit.

Ndryshe, një vit pas vrasjes, para gjykatës ushtarake amerikane në Gjermani, familja Rexhepi, ia fali Amerikës gjakun e të birit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

​LVV synon të qeverisë e vetme, Haxhiu: S’duhet të varemi nga votat e ish-opozitës

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Skandali energjetik po shkatërron ekonominë e Kosovës

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës  L

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës L

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

UEFA e zbut dënimin e Luiz Diazit

UEFA e zbut dënimin e Luiz Diazit

Florentina Kallaba në finalen e Kupës së Botës në futsal

Florentina Kallaba në finalen e Kupës së Botës në futsal

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

​LVV synon të qeverisë e vetme, Haxhiu: S’duhet të varemi nga votat e ish-opozitës

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Skandali energjetik po shkatërron ekonominë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën