Mesfushori, Rilind Nimani është përforcimi i radhës nga Prishtina. Nimani është bërë pjesë e ekipi kryeqytetas me marrëveshje me një kusht të cilën janë dakorduar ekipi i Trepçës ’89 dhe Prishtina. N’fakt kushti është që një ofertë nga një ekip evropian, Prishtina do të duhet ta lërë të lirë Nimanin. Kushti i vënë është deri me datë 1 shtator, por nëse nuk arrihet atëherë futbollisti do të jetë në pronësi te Prishtinës.
Nimani, 23 vjeçar do të jetë pjesë e Prishtinës për dy vitet e ardhshme. “Unë në të vërtet jam i lindur dhe jam nga Prishtina, por nga forma se si jam mirëpritur dhe si kam kaluar në Mitrovicë, shumëkush ka menduar që jam nga andej, por në fakt po kthehem në ekipin e klubit të zemrës”.
“Është nder për mua dhe krenari që do të përfaqësojë qytetin tim, vendim ku kam lindur dhe ku jam rritur. Kam emocion të veçantë, sepse unë si fëmijë, me ëndje, së bashku me shokët e mi, kam qenë pjesë e publikut nga shkallët e stadiumit duke përkrahur Prishtinën. Dhe, e kam pasur ëndërr që këtë emocion ta kem edhe si futbollist, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave”.
“Duke qenë pjesë e Prishtinës e din që pritshmëria është e lartë. Ambicie personale e kam titullin, por edhe si ambicie më minimale është pjesëmarrja në Evropë”, tha Nimani për faqen zyrtare te klubit prishtinas.
Futbollisti prishtinas me parë ka bërë karrierë te KEK-ut dhe në tre vitet e fundit në Trepça ’89, ekip me të cilin edicionin e fundit ka shënuar tri gola dhe tri asistime.