TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekipet mobile nisin vizitat në shtëpi për regjistrimin e pensionistëve në tërë Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria fillon verifikimin e pensionistëve nëpër shtëpi

Ekipet mobile të Ministrisë së Financave do të nisin punën me vizita në shtëpi për lajmërimin e pensionistëve të moshës mbi 80-vjeçare dhe për ata të cilët për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten në zyrat komunale.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Financave, ku thuhet se pas fillimit të këtij projekti fillimisht vetëm në rajonin e Prishtinës tani do realizohet në tërë Kosovën.

“Nga ky shërbim do të përfitojnë: i) pensionistët që janë në dhe mbi moshën 80 vjeçare, dhe ii) pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën. Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht”, thuhet në komunikatë.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:

Për regjionin e Prishtinës – [email protected];

Për regjionin e Mitrovicës – [email protected];

Për regjionin e Prizrenit – [email protected];

Për regjionin e Pejës – [email protected];

Për regjionin e Gjilanit – [email protected];

Për regjionin e Ferizajt – [email protected]; dhe

Për regjionin e Gjakovës – [email protected]

Sipas ministrisë kërkesat mund të paraqiten nga pensionistët edhe në mënyrë individuale apo edhe nga të afërm të tyre, 7 ditë para datës së paraparë.

“ Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e paraqet në emër të pensionistit. Kërkesa duhet të paraqitet së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht, pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve. Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike kthyese, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet”, thuhet në komunikatë.

Në kërkesë pensionistit duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

  1. a) emri dhe mbiemri i pensionistit;
  2. b) numri personal i pensionistit;
  3. c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);
  4. d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe
  5. e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë, do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.

Andaj, ftojmë pensionistët që i plotësojnë kushtet për këtë shërbim dhe të afërmit e tyre të shfrytëzojnë këtë shërbim./teve1.info/

Tags: Lajmerimi i pensionistevevizita ne shtepi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK përkujton 17 majin në Kompleksin Memorial të Jabllanicës: Nderim për të rënët

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Haradinaj nga Shqiponja: Të rënët për liri mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për angazhimet e sotme për Kosovën

“Gjuhën t’uej kurr mos ta lini!”, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mesazh të fuqishëm në përkrahje të studentëve shqiptarë

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

Edhe Hamza mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup për gjuhën shqipe

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën