Demahsaj tha se në këtë aspekt nuk sheh ndonjë ndryshim me qeveritë e kaluara.
“Ideja e çkapjes së shtetit është e vërtetë se ka ndodhur, por ka vazhduar me emërimin e njerëzve që kanë qenë në listat e Vetëvendosjes në garë për deputet qoftë këto zgjedhje apo zgjedhjet e kaluara. Në një farë mënyrë ka ndodhur çkapja, por ka ndodhur edhe kapja, duke i hekur ata që kanë qenë të partive të tjera dhe duke i vendos të partisë së tyre”, ka thënë Demhasaj.
Ai gjithashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti për krizën energjetike duke thënë se nuk ka ndërmarr ndonjë veprim lidhur me parandalimin e saj edhe pse kriza globale ka qenë e paralajmëruar.
“Kriza globale ka qenë e ditur që po vjen. Shtetet tjera për rreth kanë filluar të përgatiten qysh në muajin shtator. Kryeministri Rama në një konferencë ka dal dhe ka paralajmëruar publikun që po vjen një krizë e energjisë në gjithë botën, kurse ne si shtet nuk është se kemi ndërmarr ndonjë veprim për t’u përgatitur për ata se çka na pret, qoftë përmes shkëmbimit të energjisë me një shtet qysh është Shqipëria apo remonti të blloqeve që nuk është realizuar gjatë verës dhe e cila sjelli pasoja mu në pikun e shpenzimeve dhe për të gjitha këto dikush duhet të fajësohet”, u shpreh Demhasaj
Demhasaj po ashtu ka kritikuar Qeverinë për çështjen e realizimit të planit legjislativ.
“Ne aspektin e numrave të planit legjislativ, kjo qeveri mund të konsiderohet prej më të dobëtave, jo në aspektin e cilësisë… nëse i shohim statistikat atëherë as 40% e planprogramit legjislativ nuk është arritur, përjashto Ministrinë e Pushtetit Lokal e cila ka arritur ta përmbush agjendën legjislative 100%”, ka shtuar ai.