Rasmus Kristensen gjithnjë e më pranë Romës. Trajneri portugez Jose Mourinho ka piketuar pikërisht danezin e Leeds United për krahun e djathtë të mesfushës në skemën 3-4-3 dhe verdhekuqtë po bëjnë përpjekjet maksimale për t’i plotësuar dëshirën.
Mediat italiane bëjnë me dije se propozimi i fundit i Romës, duket se ka kënaqur Leeds United, pasi bëhet fjalë për një ofertë huazimi me detyrim blerjeje për shifrën e 10 milionë eurove.
Në këtë pikë ndikon edhe dëshira e 25-vjeçarit danez, që kërkon transferimin te Roma, pasi nuk dëshiron të luajë në Championship me klubin anglez.
Synimi i Romës është që të mbyllë marrëveshjen brenda datës 10 korrik, në mënyrë që Rasmus Kristensen të paraqitet që në ditën e parë të grumbullimit, nën urdhrat e Mourinhos.








