TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raundi i parë i Ligës së Kampionëve për gra vë përballë Hajvalinë dhe Vllazninë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Raundi i parë i Ligës së Kampionëve për gra vë përballë Hajvalinë dhe Vllazninë

Është hedhur ditën e sotme në selinë qendrore të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, shorti i raundit të parë të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për vajza.

Shkodranet njohën grupin dhe emrat e kundërshtareve me të cilat do të përballen në këtë raund të parë. Aty ku synojnë sërish kualifikimin historik në fazën e grupeve të “UEFA Women’s Champions League”.

Vllaznia do të jetë pjesë e grupit 7, që është me katër skuadra. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në formën e një mini-turneu dhe shkodranet do të përballen në gjysmëfinale me ekipin kampion të Kosovës, Hajvalinë.

Ndërkaq, ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes kampioneve të Islandës dhe Turqisë: Valur dhe Ankara Buyuksehir. Dy fitueset e dala nga këto dy takime gjysmëfinale do të përballen më tej në finale me njëra-tjetrën.

Dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë. Vllaznia ishte pjesë e vazos së skuadrave favorite, duke u renditur në vendin e shtatë. Dhe duke lënë pas skuadra me emër në Europë, si kampionet hungareze të Ferencvarosh. Belget e Anderlecht apo ukrainaset e Vorskla.

Në raundin e parë të këtij kompeticioni marrin pjesë 41 skuadra, të ndara në 11 grupe. Ku 8 prej tyre janë me nga katër skuadra, ndërsa 3 prej tyre me tre ekipe. Gjysmëfinalet e grupeve janë programuar të luhen më 6 shtator, ndërsa finalet, nga ku do të dalin edhe fitueset që kualifikohen për në raundin e dytë, do të zhvillohen më 9 shtator.

Vajzat kuqeblu synojnë edhe njëherë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ashtu sikurse edicionin e kaluar, kur shkruan edhe historinë e futbollit shqiptar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bunjaki i propozon Përparim Ramës, emërtimin e një rruge në Prishtinë, me emrin e ish-Presidentit të UEFA-së

Bunjaki i propozon Përparim Ramës, emërtimin e një rruge në Prishtinë, me emrin e ish-Presidentit të UEFA-së

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Dy klube të Serie A e duan Armando Brojën

Dy klube të Serie A e duan Armando Brojën

Trepça nis mobilizimin, zyrtarizon trajnerin e ri

Trepça nis mobilizimin, zyrtarizon trajnerin e ri

​Liderët evropianë, përfshirë Kurtin dhe Ramën mblidhen në Armeni për samitin e tetë të Komuniteti Politik Evropian

​Liderët evropianë, përfshirë Kurtin dhe Ramën mblidhen në Armeni për samitin e tetë të Komuniteti Politik Evropian

Apeli nuk liron Ilir Metën

Apeli nuk liron Ilir Metën

Pas përfundimit të punimeve, ndryshon qarkullimi në rrugën “Ilaz Kodra” në Dardani të Prishtinës

Pas përfundimit të punimeve, ndryshon qarkullimi në rrugën “Ilaz Kodra” në Dardani të Prishtinës

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Prokuroria në Pejë ndalon një person që dyshohet për veprën penale “mundësim në prostitucion”

Prokuroria e Pejës: 100 raste ndërmjetësimi për katër muaj, 4 mijë euro detyrim për të dyshuarit

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT cakton çmimet e reja të karburanteve për sot

Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë së Durrësit

Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë së Durrësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën