TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vlerat ushqyese të mjedrave

by tëvë1
3 vjet ago
14
A A
Vlerat ushqyese të mjedrave

Një nga frutat absolutisht më të shëndetshme për organizmin është mjedra.

Ekspertët thonë se një racion prej 130-150 gramë mjedra ofron përfitimet e mëposhtme

1.5 gramë proteinë,

8 gramë fibra

54% të nevojave ditore të vitaminës C,

12% të vitaminës K,

6% të folatit,

5% të vitaminës E,

41% të nevojave ditore për kalium

antioksidantë,

vitaminën B-6

kalcium,

hekur,

zink,

magnez

betakaroten dhe kolinë

Pra, bëhet fjalë për shumë përfitime në një racion të vetëm gjë që e bëjnë mjedrën, aleatin e shëndetit, sidomos tani në këto periudha sfiduese për shëndetin.

Megjithatë, ju ftojmë të lexoni në detaje mbi ndikimin e mjedrave në shëndetin tonë.

Shëndet i zemrës

Ushqimet e pasura me antioksidantë, siç është dhe rasti i mjedrave, ulin rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare. Kaliumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës.

Në një studim u zbulua se, njerëzit që konsumuan 4,069 mg kalium në ditë iishin 49% më pak të rrezikuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare se ata që marrin më pak se 1000 mg kalium në ditë.

Tumoret

Mjedrat kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup.

Të njëjtët antioksidantë që mbrojnë zemrën nga sëmundjet, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e kancerit, të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe zorrës së trashë.

Diabeti

Çdo ushqim natyral që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë. Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak në nivele të balancuara.

Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë ushqime të pasura me fibra kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës.

Tretjen

Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë tretjen duke ushqyer florën bakteriale, duke eliminuar toksinat që shkaktojnë probleme në stomak dhe shkaktojnë konstipacion.

Shëndeti i syve

Ushqimet e pasura me vitamin C, si mjedrat, kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve ultravjollcë.

Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaksanthinë, që filtron rrezet e rrezikshme blu që dëmtojnë shëndetin e syve. /AgroWeb.org

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Niseni mëngjesin me këtë pije

Niseni mëngjesin me këtë pije

Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Libanin jugor, raportohet për një të vrarë

Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Libanin jugor, raportohet për një të vrarë

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, propozimet e PDK-së dhe LDK-së po na çojnë drejt zgjedhjeve

Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, propozimet e PDK-së dhe LDK-së po na çojnë drejt zgjedhjeve

Irani kundërpërgjigjet me raketa ndaj SHBA-së, godet bazën Al Azraq dhe anijet amerikane në rajon

Irani kundërpërgjigjet me raketa ndaj SHBA-së, godet bazën Al Azraq dhe anijet amerikane në rajon

Jehona Lushaku deklaron se propozimi i Kujtim Shalës si nënkryetar i bënë nder Kuvendit

Jehona Lushaku deklaron se propozimi i Kujtim Shalës si nënkryetar i bënë nder Kuvendit

Gruda: PDK voton çdo propozim, VV nuk po do ta konstituojë Kuvendin

Gruda: PDK voton çdo propozim, VV nuk po do ta konstituojë Kuvendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën