Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, austriakja Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të mbështesin në kërkesën për largimin e Josep Borellit, Mirosllav Lajçakut dhe Gert Jan Koopman nga pozitat e tyre.
Ajo tha se “masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal edhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve ne”.
“Këtë email ua dërgova të gjithë 705 eurodeputetëve. Jam kurioz të shoh reagimet dhe nëse ka ende një shumicë demokratike në Parlamentin e BE-së që ngrihet për demokracinë dhe paqen në Evropë. Kush do ta mbështesë dorëheqjen e@JosepBorrellF @MiroslavLajcak dhe@GertJanEU dhe kush jo? *** Të nderuar deputetë të Parlamentit Evropian, ju keni të drejta demokratike të kontrollit në funksionin tuaj. Ju lutemi përdorni ato për të garantuar demokracinë dhe paqen në Evropë. Masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve ne”, ka shkruar ajo.
Me tej ajo ka thënë se “ka presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po zbaton demokracinë dhe sundimin e ligjit, siç presim nga një vend demokratik që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së. Nga ana tjetër po qetësohet agresori dhe autori i vërtetë i përshkallëzimeve dhe sulmeve brutale ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Ky është përmbysje autor-viktimë”.
Schneeberger ka kërkuar ndalimin e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës.
I sent this email to all 705 MEPs. I’m curious to see reactions and whether there is still a democratic majority in the EU Parliament that stands up for democracy and peace in Europe. Who will support the resignation of @JosepBorrellF @MiroslavLajcak and @GertJanEU and who will… pic.twitter.com/dygRQHuhJq
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) June 28, 2023