TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për Bajram myslimanët i dhurojnë familjes katolike një shtëpi në Pjetërshan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Për Bajram myslimanët i dhurojnë familjes katolike një shtëpi në Pjetërshan

Në festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë i ka dhuruar një familje katolike në nevojë një shtëpi të re.

Prenk Nreca 41-vjeçar, jetonte në shtëpinë në Pjetërshan me pesë fëmijë të moshave nga 6 deri 11 vjet.

Fshati është në afërsi të Gjakovës dhe rreth 80 kilometra nga Prishtina.

Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët, raporton agjencia AP.

Në Krishtlindjen e fundit, imami Abdurrahman Bejtullahu pa nëpër lajme kushtet e rënda në të cilat jetonte familja Nreca, dhe kështu vendosi të mblidhte fonde për t’ia ndërtuar familjes një shtëpi të re.

Bejtullahu thotë se kur dikush është në nevojë, atëherë feja nuk është ndonjë gjë shqetësuese.

Nreca ka thënë se imami e ndihmoi atë vitin e kaluar gjatë një dimri të vështirë, duke ia paguar për gjashtë muaj një apartament në qytet.

“Falënderoj hoxhën, ka ardhur dhe më ka vizituar në kohë të vështira. Atëkohë ishte dimër. Më ka marrë bashkë me familje dhe më ka siguruar strehim në një banës ku mi ka paguar të gjitha për gjashtë muaj. Ka qenë kohë e keqe dhe puna nuk ka munduar të fillojë për ndërtimin e shtëpisë”, ka deklaruar Prenk Nreca.

Moti ka penguar ndërtimin e shtëpisë së tij të re, thotë Nreca, ndërsa tregon shtëpinë dydhomëshe, që është pranë përfundimit.

“Zoti deshi që të vinte Kurban Bajrami për t’ua bërë befasinë”, thotë Bejtullahu, duke shtuar se së shpejti do t’ia dorëzojë çelësat familjes.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

​77 vjet NATO

​77 vjet NATO

​Dita Ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj minave

​Dita Ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj minave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën