TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti flet me sekretarin britanik për shtensionimin e situatës në veri

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti flet me sekretarin britanik për shtensionimin e situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në takim nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha etapat e shtetformimit, shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Në takim u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë dhe fushat në të cilat ato mund të forcohen e thellohen.

Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe situata në katër komunat në veri të vendit ishin po ashtu temë e këtij takimi.

“Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Cleverly me propozimin e tij për shtensionimin e situatës, duke theksuar se sundimi i ligjit është parimi bazë për adresimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditëve të tensionuara në ato komuna dhe që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në po ato komuna, e të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të lira e demokratike dhe me fushatë të hapur dhe fer”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti po zhvillon një vizitë pune dyditore në Britani të Madhe. Ky ishte takimi i dytë i tij me sekretarin Cleverly. Takimi i parë ishte mbajtur në tetor të vitit të kaluar, po ashtu në Mbretëri të Bashkuar./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

RTK në grevë të përgjithshme nga nesër

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

BE tregon nëse do të ketë vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

BE tregon nëse do të ketë vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Trajneri i Rubin Kazanit kritikon Sylvinhon, lavdëron Fodan

Trajneri i Rubin Kazanit kritikon Sylvinhon, lavdëron Fodan

Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

RTK në grevë të përgjithshme nga nesër

Nasa publikon fotot e kometës Atlas

Nasa publikon fotot e kometës Atlas

Ferizaj e dominon Suharekën, fitore e artë për mbijetesë

Ferizaj siguron pikë në Gjilan

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Berisha transferohet te Dinamo nga Dukagjini

Dukagjini “i fortë” për Drenicën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën