TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ASK ka bërë përgatitjet për regjistrim, Eurostati shtyn dërgimin e të dhënave për mars 2024

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
ASK: Shpresojmë që edhe qytetarët e komunave veriore të përfshihen në regjistrimin e popullsisë

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, ka bërë të ditur se Eurostati, i cili është institucioni evropian përgjegjës për grumbullimin e statistikave, ka shtyrë afatin për dërgimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për të gjitha shtetet e Evropës.

Ai ka bërë të ditur se kjo shtyrje ka ndodhur nga kërkesat që kanë bërë shtet e tjera të BE-së dhe se afati i cili ka qenë i paraparë që të dhënat nga regjistrimi i popullsisë të dërgohen deri në dhjetor, është shtyrë deri në mars të viti 2024.

Ai ka shtuar se Kosova regjistrimin e popullsisë do ta bëjë gjatë këtij viti dhe se do të jetë e gatshme që në kohë t’i dërgojë të dhënat në Eurostat.

“Është një lajm i mirë që Eurostati afatin e fundit e ka pasur në fund të dhjetorit të këtij viti, mirëpo me kërkesën e disa vendeve në bazë të informacioneve që kemi në takimet që janë mbajtur në muajin maj, me kërkese të disa vendeve të BE-së Eurostatit e ka shtyrë edhe për tre muaj të tjerë. Ka krijuar një afat shtesë deri në fund të muajit mars. Besoj që ne do të jemi në kohë për dërgimin ne Eurostat dhe Kosova do të jetë me shifrat e saj, me treguesit kryeso për popullsinë, për demografinë e Kosovës në këtë regjistrim. Ne do të jemi brenda këtij viti do të kemi regjistrimin e popullsisë dhe të dhënat do të jenë me kohë të dërguar në Eurostat”, tha ai.

Ai tha se ASK-ja është e përkushtuar që nga viti 2019 për projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ai ka treguar edhe aktivitet të cilat është duke bërë kjo Agjenci për këtë projekt, që sipas Berishës është ndër projektet më të mëdha statistikore në nivel nacional.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës është e përkushtuar që nga viti 2019 për projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave si projekti më i madh statistikor në nivel nacional. Ne tani kemi kryer një varg aktivitetesh duke filluar harta rrugore, nga plani i aktiviteteve, nga aprovimi i ligjit, nga azhurnimi i çarqeve që është bërë deri të krijimi i komisionit qendrorë, krijimi i komisioneve komunale, finalizimi i pyetësorëve. Aktualisht aktivitetet që janë duke u zhvilluar janë aktivitet e prokurorimit, përgatitjet për shpalljen e konkurseve për regjistrues dhe mbikëqyrës dhe aktivitet të tjera sipas planit të punës”, tha ai.

Ushtrues i detyrë së kryeshefit të ASK-së ka thënë se për këtë projekt nga Qeveria janë ndarë 12 milionë euro, 500 mijë euro nga Komisioni Evropian dhe 600 mijë euro asistencë teknike janë ndarë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën.

“Për regjistrimin e popullsisë janë aprovuar 12 milion euro nga buxheti i Kosovës, ndërsa nga donacionet për momentin kemi 500 mijë euro asistencë financiare ose donacion financiar nga komisioni Evropian, zyra ndërlidhëse në Kosovë, dhe 600 mijë euro asistencë teknike nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën. Presim nga donatorët që të kemi mbështetje nga aspektet si në asistencë teknike por mund të ndodh edhe në asistencë financiare. Ky buxhet është i mjaftueshëm për ti kryer të gjitha aktivitete deri në grumbullimin e të dhënave”, tha ai për EO.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Nuk ka sinjale se opozita do e mbështes Konjufcën

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Nxirren edhe 51 trupa nga rrënojat në Gaza

Nxirren edhe 51 trupa nga rrënojat në Gaza

BBC bëhet dëshmitare okulare teksa kolonët izraelitë sulmojnë dhunshëm fshatrat në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Nuk ka sinjale se opozita do e mbështes Konjufcën

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Ka ftuar 27 lojtarë për Euro 2024: Do të largohet vetëm një nga lista – Sylvinho zbuloi se cili është plani i tij

“Ndaj Andorrës, si me Anglinë” – Silvinjo para duelit ku mund të shkruhet historia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën