Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për deklaratën e djeshme që tha se Kosova po bën “arrestime jashtëgjyqësore”.
Ajo në një postim në Twitter përdori rastin e fundit të konfiskimit të armatimit të rëndë nga policia të një veture me targa të Beogradit në Zveçan.
“A është ky një konfiskim jashtëgjyqësor i municioneve për veprimtari terroriste në Kosovë?.Është bërë një “sport” i lehtë për t’i përdredhur* krahët Kosovës sa herë që ndjen një hap tjetër më afër përshkallëzimit Kosovë-Serbi. Por nuk dhemb t’i quash gjërat me emrat e tyre”, ka shkruar ajo.
Is this an extrajudical confiscation of amunition for terrorist activity in 🇽🇰?
It has become an easy “sport” to twist Kosova’s arm everytime it feels another step closer to escalate 🇽🇰🇷🇸
But it won’t hurt to call things by their names @JosepBorrellF
pic.twitter.com/uDr8l5jbGb— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) June 24, 2023