Kosova U21 ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Estonisë në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2025. Dardanët ishin më dominues në këtë ndeshje, derisa edhe me plotë meritë gjetën epërsinë. Dardanët epërsinë në “Fadil Vokrri” ndaj Estonisë e arritën në minutën e 40′.
Arian Llugiqi shfrytëzoi një rrëmuj në mbrojtjën e vizitorëve për të kaluar në avantazh “Dardanët”. Kurse me pas Emërllahu në 45′ rrezikoi vizitorët, por tentimi i tij shkoi fare pranë portës.