Humbja me rezultat 2:1 nga Bjellorusia, mund t’i kushtojë me shkarkim përzgjedhësit të Kosovës në futboll, Alain Giresse.
Pas ndeshjes të hënën, Giresse deklaroi se do t’i duhet kohë për ta analizuar situatën e nuk përmendi dorëheqjen. Megjithatë, Federata e Futbollit të Kosovës pritet të mblidhet sot për të diskutuar për të ardhmen e Giresset.
Pas katër ndeshjeve në kualifikimet për “Euro 2024”, Kosova me Giressen ka tri barazime dhe një humbje.