TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxhaj thotë se deri në fund të verës mund të kemi një situatë komplet tjetër për veriun

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hoxhaj thotë se deri në fund të verës mund të kemi një situatë komplet tjetër për veriun

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Enver Hoxhaj  tha se në fund të verës do të mund të kemi një situatë komplet tjetër në vend nëse kryeministri, Albin Kurti nuk e plason një politikë sa i përket qasjes ndaj veriut.

Madje ai hodhi kritika kundrejt kryeministrit Kurti, për të cilin tha se po ia mundëson presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të sillet në këtë mënyrë në raport me veriun.

“Ne kemi hyrë në një fazë të re, nëse kryeministri Kurti nuk e plason një politikë se si t’i qaset veriut, por i bën gabimet që i ka bërë nga viti i kaluar, ndërsa përgjegjës për situatën është Vuçiqi, por ky po ia krijon mundësinë atij që të veprojë në veri si po vepron. Unë mendoj që deri në fund të verës mund të kemi komplet një situatë tjetër dhe me thënë të drejtën jam i shqetësuar. E vërteta e madhe është që burim i dhunës janë bandat e Vuçiqit, frymëzues është vet Vuçiqi dhe Serbia politika e saj nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën as pas 99-tës, as pas 2008-ës duket as pas marrëveshjes së Brukselit dhe planit për zbatim në Ohër”, tha Hoxhaj në emsionin “ReSpublika” në Tëvë1.

Tutje deputeti i PDK-së, theksoi se partia të cilës ai i takon nuk është kundër qëllimeve të kryeministrit Kurti, por sipas tij, problemi qëndron tek rezultatet sepse sipas tij, rezultatet nuk janë të dukshme në terren.

Madje Hoxha përmendi edhe vendimin e Qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave, për të cilën tha se përveç se Kurti u zmbraps pati edhe shumë pasoja si tërheqja e mbi 2 mijë njerëzve nga vendet e punës.

“Unë jam idhtar i asaj që do të thotë në veri të vendit të ketë proces politik dhe mendoj që Kosova mund ta riintegron komunitetin serb në veri të vendit vetëm përmes një procesi politik, dhe ky proces politik duhet të koordinohet me partnerët tanë.  Mënyra se si zoti Kurti i cili e ka ndjekur një politikë në raport me veriun nuk po jep rezultate dhe unë kam dëshirë që të jem i qartë para çdo qytetari. Ne nuk kemi problem me qëllimin që e ndjek zoti Kurti, ne kemi problem me rezultatet të cilat nuk i ka në terren zoti Kurti. Ai vitin e kaluar mori vendim për targat dhe mandej u zmbraps, por cila është pasoja e vendimit të tij për target. Pasoja ishte e e tërheqjes së 2 mijë njerëzve që ishin policë të Kosovës, që ishin prokurorë të Kosovës, gjyqtarë të Kosovës, administratë komunalë,  zyrtarë zgjedhorë të Kosovës. Rreth 2 mijë- 3 mijë vet u tërhoqën në veri të vendit si rezultat i insistimit të Kurtit që me çdo kush ta zbatojë politikën e tij të targave”, shtoi ai./Teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Gjithë të mirat Kosovë”- Me foto nga aeroporti, ambasadori i BE-së mbyll mandatin në Kosovë

“Gjithë të mirat Kosovë”- Me foto nga aeroporti, ambasadori i BE-së mbyll mandatin në Kosovë

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Vendimi i Kushtetueses shumë afër? Çfarë thotë Osmani për Tëvë1

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron t’i shkaktojë Libanit të njëjtin shkatërrim si në Gaza

Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron t’i shkaktojë Libanit të njëjtin shkatërrim si në Gaza

“Mesditë”- 25.03.2026

“Mesditë”- 25.03.2026

“Gjithë të mirat Kosovë”- Me foto nga aeroporti, ambasadori i BE-së mbyll mandatin në Kosovë

“Gjithë të mirat Kosovë”- Me foto nga aeroporti, ambasadori i BE-së mbyll mandatin në Kosovë

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Vendimi i Kushtetueses shumë afër? Çfarë thotë Osmani për Tëvë1

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Bedri Krasniqi para Apelit: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese nuk është marrë

Bedri Krasniqi para Apelit: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese nuk është marrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën