Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve.
Ndërkaq bëhet e ditur se në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Kurti ka emëruar Ali Tafarshikun.
“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku”, thuhet në njoftim./teve1.info./