TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për rastin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve: Na duhet e vërteta, na duhet drejtësia

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti për rastin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve: Na duhet e vërteta, na duhet drejtësia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për rastin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti dhe të zhdukurve të tjerë ka thënë se duhet drejtësi e përgjegjësi.

Ai duke folur për letrën që Andin Hoti, i ka shkruar Serbisë pas marrëveshjes së Ohrit, ku ka kërkuar hapjen e arkivave.

“Na duhet e vërteta, na duhet përgjegjësia, na duhet drejtësia”, ka thënë Kurti

Kryeministri ka thënë Ukshin Hoti ka vetëm datë të lindjes por jo edhe të vdekjes.

“Profesor Ukshin Hoti ka vetëm një ditëlindje, 17 qershorin 1943 po pa një datë vdekje. Ky takim i sotëm, mëngjesi ku vendosem lulet të freskëta në shtëpinë e tij muze, thuajse e vërtetojnë se Ukshin Hoti mund të ketë vetë një datëlindjes por jo edhe të vdekjes. Nuk ka ditë të vdekjes sepse njeriu 80-vjeç mund të jetë gjallë dhe nuk ka ditë të vdekjes se ende është i pagjetur”, ka thënë Kurti, në ceremoninë për 80-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe intelektualit, Ukshin Hoti, përcjell teve1.info

Kuri ka bërë thirrje për mobilizim qytetarë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk dinë ndonjë patriot dhe intelektual, i cili të ketë kontribuar më shumë në rrafshin politikë, konceptual më shumë se sa Ukshin Hoti.

“Konceptet e tij të cilat kanë qenë aq shumë thellë të mishëruara me vet veprimtarinë e tij konkrete dhe me jetën e tij të përditshmërisë të cilën aq thellë e ka ndarë me kombin dhe popullin e vet, vërtet të mundohem të kujtohem por nuk di ndonjë rast tjetër që është i bashkëmatshëm me jetën dhe veprën e Ukshin Hotit“, tha ai, duke thënë se ai mbetet i pakrahasueshëm dhe duhet studiuar vazhdimisht.

Ai shtoi se sapo e lëshuan nga burgu, pas 10 metrave e priti rrëmbimi dhe me këtë e dha edhe jetën e tij.

Kurse, akademik Rexhep Qosja kujtoi katër takimet që kishte me Ukshin Hotin, për të cilin tha se kishte një zgjuarsi të jashtëzakonshme.

“Ukshin Hoti ishte shumë i nderuar dhe shumë i dashur sidomos prej të rinjve, popullit. Ukshin Hoti kishte një zgjuarsi të jashtëzakonshme, ishte njeri që nuk shihte deri te kthesa e parë por shihte edhe lartë më tutje dhe tash ata çka bën nuk e dimë, por me keqardhje më të madhe, me dëshpërimin më të madh mund të themi se mezi s’kanë prit t’i likuidojnë Ukshin Hotin dhe të tjerët që do të mund ta mobilizonin popullit për të bërë atë që i takonte popullit shqiptar“, tha ai.

Andini, djali i Ukshin Hotit tha se shënimi i sotëm i 80 vjetorit të babait të tij e realizojnë një dëshirë të tij të kamotshme, pasi babai i tij ka pas vetëm ditëlindje.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë që drejtësia e munguar tash e sa vite do të vihet në vend. Duke u munduar që ta zhdukin Ukshin Hotin, në fakt ata këtë nuk e bën, atë e përjetësuan. Ai jeton me ne, ai jeton këtu, jeton në çdo shtëpi të çdo shqiptari dhe sot ne udhërrëfehemi prej veprave të tij për shtet ndërtim dhe për zhvillim“, tha ai.

E Enver Dugolli i cili ishte bashkë me Ukshin Hotin në burgun e Dubravës, dha kujtime nga momentet dramatike që kaluan. Ai kujtoi edhe si e nxorën nga pavijoni B.

“Në nxitim e sipër ata e morën. Baca Ukë i qoi duart sepse nuk kishte kohë të përshëndetur me secilin, djem tha mbahuni të fortë sepse shumë shpejt do të shihemi, doli baca Ukë, hije rënd, kurrizin drejt dhe shikimin lartë. Dhe ne do të shihemi me bacën Ukë ose në këtë botë ose në botën tjetër sepse është premtim i tij”, tha ai.

Përndryshe, me aktivitete të ndryshme është shënuar sot 80 vjetori i lindjes së profesor Ukshin Hotit.

Tags: albin kurtite zhdukritukshin hoti
ShareTweet

Postime të ngjashme

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Anulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Mitrovicë

Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në të dyja këmbët, dorasi arratiset

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Anulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Mitrovicë

Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në të dyja këmbët, dorasi arratiset

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Vdes një person pas kontaktit me rrymën

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën