TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund të dërgohet FSK në veri, flasin ish-ushtarakë e ish-diplomatë

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, përmendi edhe një herë marrëveshjen që ish-kryeministri, Hashim Thaçi, kishte bërë me NATO-n, që FSK të mos ndërmarrë aksione në veriun e vendit pa lejen e tyre. Por, kjo qasje e Kurtit po kritikohet nga njohësit e çështjeve politike dhe ata të sigurisë.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Digjet vetura e FSK-së, nuk ka të lënduar

Foto ilustruese

Mëngjesin e së enjtes mblodhi Këshillin e Sigurisë.

E pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli në konferencë për media.

Para gazetarëve, shefi i ekzekutivit, edhe një herë përmendi një marrëveshje të cilën disa vjet më parë e kishte quajtur sekrete.

“Kufirin e ruan ushtria, në atë pjesë të vendit, ushtria është KFOR-i. Para një dekade ish-kryeministri Thaçi, ka dorëzuar një zotim të njëanshëm ku i thotë ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rassmusen, ku i thotë se FSK nuk do ta kalojë lumin Ibër”, tha Kurti.

Por, ish-koordinatori për dialogun Kosovë –Serbi, Avni Arifi, thotë se shefi i ekzekutivit, po vazhdon që fajin t’ua hedh qeverive të kaluara.

“Nëse ka qenë gabim dhe të tjerët kanë gabuar, i ka të gjitha instrumentet për ta anuluar çdo marrëveshje. I ka 2/3 në Kuvend dhe çdo marrëveshje mund ta anulojë. Mirëpo marrëveshjet me NATO0-n nuk janë marrëveshje për interesat të NATO-s. Por nga viti ‘99 e deri me sot i kanë shërbyer drejtpërdrejt interesit të qytetarëve të Kosovës”, tha Arifi.

E ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, thotë se kjo marrëveshje ishte domosdoshmëri e kohës.

“Letrës që i thirret i thirrët kryeministri i tanishëm të ish-presidentit Thaçi, ka qenë një domosdoshmëri e kohës. Në atë kohë Kosova nuk ka pas ushtri. Ka qenë FSK me mision emergjent. Ne ushtrinë e kemi formuar qysh me 2018”, thotë ai.

Koloneli në pension, ka treguar se në cilat raste mund të dërgohet FSK-ja në veriun e vendit.

“Kur mundet ushtria me u përdor? Sipas kushtetutës dhe ligjeve tek atëherë kur ka një agresion nga jashtë në territorin e RKS që cenon integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës. Te na është më mirë, sepse e kemi NATO-n. Nuk ka ushtri më e fortë se NATO, nuk është FSK më e fortë se NATO”
Ndërkohë në majin e vitit 2021, kryeministri Albin Kurti, pati deklaruar se këtë marrëveshje e ka dërguar në prokurori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën