Krahas Elbasan Rashanit, Kosova do të jetë edhe pa edon Zhegrovën për ndeshjen kundër Rumanisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.
Rashani të enjten është konfirmuar se do të mungojë pasi është larguar nga grumbullimi, ndërsa mungesën e Zhegrovës e ka konfirmuar Alain Giresse në konferencën për shtyp. Sipas tij, Zhegrova ka një lëndim dhe ende nuk është rikuperuar.
“Para ndeshjes me Rumaninë, i kemi dy mungesa të rëndësishme. I pari është Elbasan Rashani që është larguar nga stërvitja, ndërsa edhe Edon Zhegrova është i lënduar dhe nuk është rikuperuar ende”, ka thënë Giresse.