Zyrtare, Ajax ka gjetur një trajner të ri.
Në një publikim në faqen zyrtare, klubi holandez bën me dije se Maurice Steijn do të jetë në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Steijn largohet nga Sparta Roterdam dhe tashmë ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Amsterdami, ndërsa do të marrë drejtimin e ekipit duke filluar nga 1 korriku.