TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Menopauza – Vitaminat më të mira për menaxhimin e simptomave

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Menopauza – Këshilla për një tranzicion sa më të shëndetshëm

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar hormonet dhe për të minimizuar simptomat e menopauzës.

Për më tepër, nevojat tuaja për lëndë ushqyese mund të ndryshojnë me kalimin e moshës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 10 lëndët ushqyese kryesore që ekspertët e shëndetit sugjerojnë të merrni gjatë menopauzës.

Dhe mos harroni, për çdo ndryshim në regjimin tuaj ushqimor konsultohuni më parë me mjekun tuaj.

Kjo sepse ndodh që edhe produktet “natyrale” mund të jenë të rrezikshme nëse përzihen me ilaçet e gabuara.

Magnezi

Magnezi është i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit të zemrës, uljen e presionit të gjakut, uljen e rrezikut të diabetit, luftimin e osteoporozës dhe lehtësimin e konstipacionit, të gjitha shqetësime që shtohen me menopauzën.

Në veçanti, glicinati i magnezit mund të ndihmojë gjithashtu në qetësimin e ankthit, lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, përmirësimin e gjumit dhe afsheve të nxehta.

Burimet ushqimore: spinaqi, farat e kungullit, fasulet e zeza, peshku ton, qumështi i sojës, oriz kaf, bajamet, shqemët, avokado, kosi pa yndyrë dhe bananet.

Vitamina A

Në një kohë kur ndryshimet hormonale i japin trupit edhe më tepër stres, kjo vitaminë do të ndihmojnë me forcimin e imunitetit dhe me përmirësimin e funksioneve të tirodides.

Burimet ushqimore: Mëlçia e viçit dhe qengjit, gjalpi, djathi dhe peshku. Trupi gjithashtu mund të prodhojë vitaminë A nga beta karotina nga konsumi i perimeve dhe frutave si patatja e ëmbël, kungulli i dimrit, lakra jeshile, karotat, specat e kuq të ëmbël, mango apo pjepri.

Vitaminat B6 dhe B12

Vitaminat B mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit të menopauzës dhe të rrisin energjinë duke rritur serotoninën. Gjithashtu mund të ndihmojnë me pagjumësinë dhe ndoshta edhe të reduktojnë afshet e nxehta.

Burimet ushqimore: Për B6, salmon, qiqra, ton, pulë, mish derri, patate të ëmbla, banane, patate, avokado, fistekë. Për B12, peshku ton, drithëra të fortifikuara, mish viçi, qumësht me pak yndyrë, djathë, vezë.

Vitamina K

Është e rëndësishme për densitetin e kockave, i cili zvogëlohet me rritjen e moshës, duke rritur rrezikun për fraktura.

Ngrënia e një racioni  me zarzavate me gjethe gjeshile (një burim i mirë i vitaminës K) në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e një frakture.

Burimet ushqimore: lakër jeshile, marule, spinaq, brokoli, lakrat e Brukselit, shpargu, bamjet, fasulet e gjelbra etj.

Vitamina C

Vitamina C gjatë menopauzës është e rëndësishme për ruajtjen e densitetit të kockave. Gjë e cila ju mbron nga frakturat që mund të pësoni në jetë.

Eefektet e saj antioksiduese mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, të cilat janë më të zakonshme pas menopauzës.

Burimet ushqimore:  kivi, specat e kuq, agrumet, luleshtrydhet, domatet, brokoli, lakra jeshile, papaja.

Kalciumi

Me kalimin e moshës, kockat tuaja bëhen poroze (një gjendje e njohur si osteoporoza) dhe mund të dobësohen.

Burimet ushqimore: Qumësht, kos, djathë, tofu, lëng portokalli të fortifikuar me kalcium, spinaq, bizele, sardele, salmon, troftë.

Vitamina D

Ndihmon trupin të absorbojë kalciumin, një bllok ndërtimi për kocka të forta, e rëndësishme për funksionimin e duhur të muskujve, mbështet shëndetin e zemrës, funksionin neurologjik, rregullimin e sheqerit në gjak dhe imunitetin

Mund të ndihmojë gjithashtu për të mbështetur funksionin e trurit dhe për të luftuar depresionin e menopauzës.

Burimet ushqimore: peshq si salmoni, toni dhe trofta,  kërpudhat, qumështi, tofu, kosi, lëngu i portokallit dhe drithërat, mishi i derrit, vezët.

Omega 3

Rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet pas menopauzës. Omega 3 mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të triglicerideve. Ajo gjithashtu mund të ndihmojnë me çështjet psikologjike, depresionin dhe afshet e nxehta.

Burimet ushqimore: salmoni, farat e lirit, farat chia, arrorët, tofu, fasulet dhe avokado.

Probiotikët

Probiotikët janë mikrobe të dobishme, që ri-kolonizojnë florën në trupin tuaj. Ato mund të ndihmojnë me problemet e tretjes me të cilat përballen shumë gra në këtë periudhë dhe gjithashtu mbështesin shëndetin e organeve ripordhuese.

Burimet ushqimore: kos, kefir, lakër turshi, turshitë, miso, tempeh dhe disa djathëra.

Shafrani i Indisë

Së bashku me mbrojtjen nga sëmundjet që janë më të mundshme pas menopauzës, efekti anti-inflamator i shafranit të Indisë mund të ndihmojë gjithashtu në dhimbjet e kyçeve. /AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Ja pse duhet të ecni pasi të hani

Ja pse duhet të ecni pasi të hani

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Kingji takohet me shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

Kingji takohet me shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe Kosovë, serbët mbahen peng nga Lista Serbe

Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe Kosovë, serbët mbahen peng nga Lista Serbe

Kulla: Pas Vuçiqit, Serbia mund të mos jetë më aq agresive ndaj Kosovës

Kulla: Pas Vuçiqit, Serbia mund të mos jetë më aq agresive ndaj Kosovës

​KOMF për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje për fëmijën

​KOMF për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje për fëmijën

“Matrix”- 26.10.2026

“Matrix”- 26.10.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia flet për rastin

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Nesër varroset Arlinda Zekaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën