Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, Peja, veç se ka nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Transferimi i parë i verdhezinjëve do të jetë reprezentuesi i Kosovës, Meriton Ismaili.
TËVË1 nga burime të sigurta mëson se basketbollisti 23-vjeçar, veç se ka arritur marrëveshje verbale me klubin pejan dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi.
Aloja 198 cm edicionin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Ponte Prizrenit, duke e përfunduar sezonin me 9.9 pikë për ndeshje, ndërsa ka shijuar eksperiencë edhe të ekipi më i trofeshëm në vendin tonë, Sigal Prishtina.
TËVË1 mëson se Ismaili nuk do të jetë afrimi i vetëm i skuadrës së drejtuar nga Rami Hadar, teksa priten dhe disa nënshkrime të tjera.