TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Shpreha angazhimin e plotë të Qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me ambasadorët e Quint-it  dhe shefin e misionit evropian ka thënë se  në takim ka shprehur angazhimin e plotë të Qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në komunat në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Folëm për zhvillimet e fundit në vend dhe të cilët i njoftova për propozimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me  deeskalimin e plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Propozim të cilin e kam ndarë paraprakisht me përfaqësuesin e lartë të Bashkimt Evropian Josep Borell. Dje në orën 12:00 kam pasur një telefonatë, pra me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme, kurse sot kam pritur pra në takim përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshëm më përfaqësuesin e BE-së, për Balkanin dhe dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak dhe njëkohësisht në mbrëmje edhe me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. Me zotin Borell dje dhe me vendet mike partnere të QUINT-it, sot kam shprehur angazhimin e plotë  të Qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në komunat në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se i ka propozuar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe QUINT-it një plan me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Teksa theksoi se sundimi i ligjit është hapi i parë, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar Policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët.

“Pika e parë, EULEX-i është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejtë thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin.

Pika e dytë, grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës. Prania e Policisë në veri, do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat.

Tre, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Katër, Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në veri.

Dhe pesë, Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e Brukselit” tha Kurti.

Ai theksoi se se propozimi i tij përfshinë edhe një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq këtë javë./teve1.info./

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën