Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot mban konferencë për medie.
Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të mbahet në ora 11:00 në selinë e kësaj partie.
Nuk dihet arsyeja e konferencës, por PDK ka paralajmëruar se do të formojë kabinetin e qeverisjes së mirë./Teve1.info/.