TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrtarizohet transferimi i madh, Messi tek Inter Miami

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Messi mendon “pensionimin”: Nuk do të luaj edhe për shumë kohë

Skuadra e Inter Miamit e ka zyrtarizuar transferimin e Lionel Messit. Lajmi është zyrtarizuar nga skuadra në rrjetet sociale. Messi ka folur vetë rreth këtij transferimi.

“Doja të largohesha nga Evropa, të isha larg qendrës së vëmendjes. Mora vendimin që të shkojë tek Inter Miami. Ende asgjë nuk ka përfunduar 100%. Ka mbetur edhe disa gjëra për t’u finalizuar, por kemi vendosur që ta vazhdojmë rrugëtimin këtu. Kam pasur shumë shpresë se do të isha në gjendje të kthehesha, por pasi kalova nëpër atë situatë dhe pas largimit nga Barcelona, nuk doja të kthehesha në të njëjtën situatë, të prisja dhe të shihja se çfarë do të ndodh apo ta lija të ardhmen në duart e një personi tjetër. Pasi te Barcelona nuk pati ndryshim të situatës, doja të largohesha nga Evropa dhe të fokusohesha në familjen time”, ka thënë të mërkurën mbrëma Messi për mediumin “Mundo Deportivo”.

Ai foli nëse Sergio Busquets dhe Jordi Alba do t’i bashkoheshin atij tek Inter Miami.

“Tjetër gjë është raportuar. U tha se unë do të shkoja me Busquetsin dhe Jordin në Arabinë Saudite dhe se ne kishim planifikuar çdo gjë. Ne në asnjë moment nuk jemi pajtuar të shkonim diku së bashku. Unë kam marrë vendimin për vete dhe nuk e di se çfarë do të bëjnë ata”, ka thënë Messi.

Në rast të përmbylljes së këtij transferimi, do të ishte hera e parë që Messi do të luajë jashtë Evropës. 35-vjeçari, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar. Me Paris Saint-Germainin në sezonin e kaluar shënoi 32 gola dhe pati 35 asistime në 75 paraqitje.

Ai debutoi te Barcelona në ekipin e parë në vitin 2004. Afër 20 vjet më vonë, i fitoi të gjitha trofetë e mundshëm në nivel klubesh. Në 853 ndeshje gjithsej, ka 704 gola dhe 300 asistime në nivel klubesh, ku i fitoi 12 tituj të ligave, katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe 22 trofe të tjerë. Në total ka 38 trofe të fituar. Me Argjentinën ka 174 paraqitje, ndërsa ka shënuar 102 gola dhe ka regjistruar 56 asistime. Ka tri trofe të fituar me Argjentinën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reali nuk ndalet, prezanton Bernardon

Reali nuk ndalet, prezanton Bernardon

Ronaldo e Portugalia nisin misionin e Botërorit

Ronaldo e Portugalia nisin misionin e Botërorit

Ekspertët insistojnë se Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq

Ekspertët insistojnë se Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë, “një vlerësim për rrugën në BE”

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë, “një vlerësim për rrugën në BE”

Kurti vlerëson rolin e EULEX-it, thotë se reforma në drejtësi mbetet prioritet

Kurti vlerëson rolin e EULEX-it, thotë se reforma në drejtësi mbetet prioritet

Vdes aktori dhe regjisori Gjergji Lala

Vdes aktori dhe regjisori Gjergji Lala

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

NATO për Tëvë 1: Shtimi i 1000 trupave, dëshmon gatishmërinë për të reaguar me shpejtësi në çdo zhvillim  të sigurisë

Rutte: Lajm i mirë për Kosovën që po e zvogëlojmë praninë e trupave të KFOR-it

Kolonët izraelitë u vënë flakën xhamive dhe sulmojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë u vënë flakën xhamive dhe sulmojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor

Dogana sekuestron mbi 3 mijë produkte (tekstil) të markave të njohura të falsifikuara

Dogana sekuestron mbi 3 mijë produkte (tekstil) të markave të njohura të falsifikuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën