Sulme të tilla ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore nuk janë të rralla.
Në tensionet që ndodhën në komunat veriore, zyrtarët policore u sulmuan me eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni.
E situata të tilla ku ata rrezikojnë jetën në shërbim të vendit janë të shpeshta.
Por për këtë, tash e katër muaj, Policia e Kosovës nuk mori shtesa për rrezikshmëri.
E në pritje të në vendimi janë nga Sindikata e Policisë.
“Këto ditë pritet të dal grupi punuese i qeverise me një informacione se sa do të jetë shtesa për rrezikshmërisë dhe kur do të ekzuktohen pagesat, neve jemi në pritje. Shprsojme që do të dal me një propozim të kënaqshme por nëse del me ligjin e pagave ne nuk do të jemi të kënaqur pasi që është i i kufizuar në 1% buxhetit të pagave dhe për ketë kemi dhënë vrejtje që në fillim”, ka thënë Imer Zeqiri.
Kryetari i kësaj, Sindikate ka treguar madje edhe pakënaqësitë e zyrtarëve Policor.
E të mërkurën Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se janë në diskutime për kategoritë që do të përfitojnë.
“Shtesa e rrezikshmërisë është ritransformuar një pjesë e saj është përfshirë në pagë, dhe tani jemi në diskutim e sipër për kategoria të caktuar që mund të përfitojnë pasi që ekspozohen mbi proporcionalisht me rrezikun, momentin që vendoset ka edhe kompensim retroaktive”, tha Murati.
Por ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj mos ekzekutimin e shtesave për policët po e sheh të gabuar.
Ligji për pagat ka hyrë në fuqi më 5 shkurt dhe është përcaktuar koeficienti në vlerë prej 105 eurosh për vitin 2023. Ndërsa me 7 prill i njëjti ligj është dërguar në Kushtetuese nga avokati i Popullit me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën.