Fiorentina dhe West Ham do të përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure duke nisur nga ora 21:00 në “Fortuna Arena” për trofeun e UEFA Europa Conference League
Përpara kësaj përballjeje në rrjet janë duke qarkulluar foto të autobusit të skuadrës angleze.
Duket se West Ham e ka “shpallur” veten fitues të finales ndaj Fiorentinës, përpara se të luhet ndeshja.
Klubi anglez ka shkruar në autobusin e skuadrës “fituesit”, ndërsa ende nuk është luajtur finalja.