TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Federata e Mësuesve të SHBA-ve kërkon dialog social ndërmjet SBAShK-ut dhe Qeverisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Federata e Mësuesve të SHBA-ve kërkon dialog social ndërmjet SBAShK-ut dhe Qeverisë

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK) dhe Ministria e Arsimit duhet të kenë dialog social.

Ndërkaq, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, janë takuar pas shtatë muajve.

Montgomery theksoi se të njëjtën gjë e ka theksuar edhe në takimet e sotme në MASHT dhe në Komisionin parlamentar për Arsim.

Montgomery, është takuar me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut.

“Në takimet që patëm sot me ministrinë dhe komisionin parlamentar për arsimin, përmenda disa herë rëndësinë që ka bashkëpunimi në këtë rast. Sepse, dialogu social është ajo çfarë ndihmon situatën e sindikatave lidhur më sfidat e tyre…Dialogu social nuk mund të vije vetëm nga njëra anë, do të jetë i dyanshëm. Këto kanë një marrëdhënie shumë të mirë me pjesën e komunës, kështu që normalisht duhet të jetë e njëjta gjë edhe në nivelin qendror. Kjo është ajo çfarë u përmenda disa herë nëpër takimet që ne patëm sot, ja kam thënë edhe zotëri Rrahman dhe besoj se në të ardhmen arsye që ne shtyjmë është te kompromisi dhe mënyra se si duhet vepruar. Nga ana jonë si Federatë Amerikane e Mësuesve dhamë një perspektivë për punën që bëjmë dhe shpresojmë të ndihmojmë kolegët në Kosovë”, ka thënë ai.

Nënkryetari Montgomery ka komentuar edhe rezultatet e testit “Pisa”, ku tha se nevojitet angazhim i të gjitha palëve.

“Nuk besoj se ka ngelur për drejtuar një gisht apo për të hedhur fajin tek dikush, në thelb besoj se është angazhimi. Në Amerikë kemi hulumtime dhe statistika që tregojnë që në momentin që ka bashkëpunime nëpërmjet institucioneve, aty ku ka edhe sindikata, rezultatet e studentëve janë më të larta. Kështu që mund të kemi gjithmonë bashkëpunime me prindërit, me studentët, me organizatat lokale dhe bashkëpunimi është në thelb për gjithçka”, shtoi ai.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se sindikata e mësuesve amerikanë në vitet e 90’ta ishte zë i fuqishëm dhe mbështetës i tyre.

“Këta kanë qenë edhe në të kaluarën shumë të informuar dhe përmes letrave që i kemi dërguar dhe pikërisht në grevë letrat që na ka ardhur edhe nga AFT edhe nga sindikatat tjera na ka bërë më të fuqishëm. Uroj që zonja Nagavci dhe të tjerët, pas kësaj vizite, unë i thash më në fund po takohemi, uroj që të kemi takime në të ardhmes ngase nuk e fshehim as nga mediat. Kanë kaluar shtatë-tetë muaj dhe nuk kemi pasur asnjë takim, mbase nga inati që e mban zonja Nagavci për shkak të grevës të cilën nuk e dëshiruam, por greva ndodhi dhe zgjati goxha shumë”, tha para mediave Jashari.

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të ShBA-ve, Dan Montgomery është takuar edhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagaci, si dhe me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun dhe me anëtarët e Komisionit për Arsim. Ndërsa, të enjten do të ketë takime në shkolla, ku shpreson të shoh bashkëpunim të mirë mes SBAShK-ut dhe qeverisë. kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri francez arrin në Kosovë, takohet me kryenegociatorin e Kosovës me BE-në

Ministri francez arrin në Kosovë, takohet me kryenegociatorin e Kosovës me BE-në

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Ministri francez arrin në Kosovë, takohet me kryenegociatorin e Kosovës me BE-në

Ministri francez arrin në Kosovë, takohet me kryenegociatorin e Kosovës me BE-në

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Auto Draft

“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant

Auto Draft

Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën