TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar: Kurti po e mban draftin e Asociacionit fshehur – ajo do të ndodhë por pyetja është se me kë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Escobar: Ta harrojmë narrativen “Kosova është Serbi”

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim me gazetarë ka folur edhe për nenin 7 të Marrëveshjes së Ohrit, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Diplomati amerikan tha se Kurti e ka draftin e Asociacionit, por që sipas tij ai po e mban fshehur.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Escobar tha se “nëse e ktheni prapa këtë marrëveshje, ktheheni vetë, duke marrë përsipër të gjitha pasojat që vijnë me këtë veprim, e gjithë paqëndrueshmëria në raporte, mungesa e financimit dhe mungesa e lëvizjes”.

“Shpresojmë që të mos arrijmë te kjo sepse përfitimet [nga zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit] janë shumë të mëdha”.

Zyrtari i lartë amerikan u pyet nëse Asociacioni duhet të krijohet para ose pas zgjedhjeve të reja, Escobar tha se pjesën e zbatimit ja lë BE-së, shkruan REL

“Qëndrimi ynë është që marrëveshja duhet të zbatohet menjëherë. Për Kosovën e vetmja zgjidhje është Asociacioni. Do të ndodhë, por pyetja është se me kë dhe për sa kohë do të duhet të presim. Ne e dimë se si do të duhej të dukej Asociacioni, ne e dimë se si nuk do të duhej të dukej. Ne mund të kemi statutin [e Asociacionit] për një ditë, nëse duam. Prandaj, nuk e kuptoj këtë vonesë”.

Sipas tij, kur të themelohet Asociacioni, ai mund të shkojë te shtetet evropiane dhe t’iu thotë: “Ata [Kosova] kanë bërë gjithçka që kemi kërkuar, prandaj ne duhet të vazhdojmë përpara me përfitime më të mëdha për Kosovën. Tani këtë nuk mund ta bëj nëse Kosova nuk bën pjesën e vetë të marrëveshjes”.

Escobar tha se Kosova menjëherë duhet të paraqesë draftin e ligjit që do të mundësonte jetësimin e Asociacionit.

“Është një ligj. Ata thjesht nuk e paraqesin”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Por, Kosova refuzon ta themelojë Asociacionin me arsyetimin se do të ndikonte negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Escobar: Vështirësitë me Kurtin s’i prekin raportet mes dy vendeve

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Rama: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Kritikohet vendimi i BE-së që ndalon dhënien e vizave me shumë hyrje për qytetarët rusë

Kritikohet vendimi i BE-së që ndalon dhënien e vizave me shumë hyrje për qytetarët rusë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën