TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala: Dërgimi i trupave shtesë të KFOR-it tregon se situata mund të përshkallëzohet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shala: Dërgimi i trupave shtesë të KFOR-it tregon se situata mund të përshkallëzohet

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala duke folur për situatën e krijuar në veri të vendit, ka thënë se ajo demantoi narracionin se Policia e Kosovës është fajtori kyç për eskalimin e situatave në veri.

Ai tha se në këto protesta për herë të parë nga paslufta patëm konfrontimin e trupave ndërkombëtare me grupet kriminale.

“Reagimi i faktorit ndërkombëtar në raport me situatën e sigurisë dhe politike në pjesën veriore është si rezultat i dështimit operacional të politikës së Qeverisë së Kosovës sa i përket procesit të saj politik për t’i rikthyer kryetarët e sapozgjedhur në objektet përkatëse. Kjo është si rezultat i asaj që nuk është menduar dhe planifikuar në aspektin më detaj çka do të ndodhë pas hyrjes së kryetarëve në objektet përkatëse, sa janë në gjendje ministritë përkatëse t’i mbështesin kryetarët dhe si është gjendja e aspektit të sigurisë”, tha Shala në “InfoNata: në Tëvë 1.

“Patëm ne një incident mes forcave policore të Kosovës dhe grupeve të organizuara kriminale të Beogradit, ku si pasojë patëm një reagim edhe nga KFOR-i dhe patëm konfrontimin e parë që nga paslufta i trupave ndërkombëtare me grupet kriminale. Për herë të parë kjo e dëshmoi faktin se ai narracioni i krijuar që Policia e Kosovës është fajtori kyç, për herë të parë është demantuar sepse pikërisht grupet kriminale nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë për qëllim të mbështesin çfarëdo strukture e cila garanton dhe lufton dukuritë negative dhe kriminale”, tha ai.

Sipas Shalës, vendimi që të dërgohen trupa të reja të KFOR-it tregon se situate mund të përshkallëzohet ende nëse nuk përfillen kërkesat e ndërkombëtarëve.

“Mbi këtë bazë, mbi këtë agresion të bërë nga grupet kriminale në drejtim të faktorit ndërkombëtar, është vlerësuar se duhet të ketë shtim të forcave operacionale në kuadër të batalionit taktik rezervë që vepron në kuadër të KFOR-it. Dërgimi i njësisë turke e dëshmon faktin që situata në të cilën ka hyrë Kosova në kontekstin e sigurisë mund të përshkallëzohet  në rast se nuk do të përfillen mirë kërkesat eksplicite që kanë ardhë nga faktori ndërkombëtar: shtensionimi, zgjedhje të reja dhe rikthimi në dialog. Nëse nuk kemi përfillje të këtyre kërkesave, shtimi i forcave do të jetë prioritet i KFOR-it sepse konsideroeht që ka potencial që situata të eskalojë”, deklaroi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Do të të privoj nga jeta”, aktakuzë për kanosjen ndaj Albin Kurtit

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti kërkon “Konventë të Pajtimit” në LDK: Vetëm një parti e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Bosnja tërheq stafin diplomatik nga Serbia në shenjë proteste ndaj funeralit “hero” të Mladiçit

Bosnja tërheq stafin diplomatik nga Serbia në shenjë proteste ndaj funeralit “hero” të Mladiçit

Garë e fortë për trajnerin e vitit

Garë e fortë për trajnerin e vitit

Trajnerja shqiptare nominohet për “Topin e Artë”

Trajnerja shqiptare nominohet për “Topin e Artë”

​“Do të të privoj nga jeta”, aktakuzë për kanosjen ndaj Albin Kurtit

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

Locatelli rinovon me Juventusin

Juventusi mbetet edhe pa Locatellin

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti kërkon “Konventë të Pajtimit” në LDK: Vetëm një parti e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve

Ramadani ftohet nga Shqipëria për Ligën e Kombeve

Ramadani ftohet nga Shqipëria për Ligën e Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën