Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,në takimin e sontëm i ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për vendimin e kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, për të emëruar nënkryetare të Komunës, Slagjana Pantoviqin.
Kjo dëgjohet në pamjet e fillimit të takimit, të cilat i ka dërguar Kryeministria.
Ndryshe Slagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit. Vendimi është nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.
Pantoviq ishte kandidatja e vetme serbe që garoi në zgjedhjet e 23 prillit. Ajo garoi si e pavarur./teve1.info./