TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Federata rumune me rekomandime për tifozët që udhëtojnë në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Federata rumune me rekomandime për tifozët që udhëtojnë në Kosovë

Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF) duket se ka hequr dorë nga ideja për t’ua ndalur tifozëve rumunë ardhjen në Prishtinë. Kosova e pret Rumaninë më 16 qershor, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”.

Të premten, federata rumune doli me disa rekomandime për rumunët që planifikojnë të udhëtojnë në Kosovë. Rekomandimet, sipas njoftimit, janë për gazetarët dhe për tifozët. Ndër të tjera, FRF-ja u ka treguar rumunëve se përmes cilave pika kufitare të hyjnë në Kosovë.

Në fakt rekomandimet i ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë, përmes zyrës në Prishtinë.

Pika e parë e rekomandimit thotë se “situata e sigurisë në Kosovën veriore mund të përkeqësohet në të ardhmen e afërt”.

“Për qytetarët rumunë që duan të udhëtojnë në Kosovë, rekomandojmë që hyrja të bëhet në kufirin me Maqedoninë e Veriut (Hani i Elezit) apo me Serbinë (Merdare). Nuk rekomandojmë hyrjen në Kosovë nga Bërnjaku apo Jarinja, pasi mund të bllokohen apo mbyllen nga autoritetet e Kosovës me përkrahjen e trupave të KFOR-it, nëse situata e sigurisë përkeqësohet ndjeshëm. Po ashtu, rekomandojmë tifozët rumunë që gjatë qëndrimit në Kosovë, sidomos në stadium, të mos bëjnë thirrje apo të shfaqin mesazhe politike që mund të sjellin reagim nga tifozët vendas”, shkruan në rekomandimet e autoriteteve rumune, të publikuara të premten nga Federata e Futbollit e Rumanisë.

FRF-ja ka konfirmuar se ka krijuar një grup punues dhe se ka nisur bisedimet me Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me ndeshjen në Prishtinë. Federata rumune i është drejtuar edhe UEFA-s për sqarime lidhur me ndeshjen e 16 qershorit. Federata rumune ka konfirmuar se deri më tani ndryshimi i vendit ku do të luhet ndeshja nuk është shqyrtuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Albion Rrahmani në listën e blerjeve të West Hamit

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Beciragic i Trepçës, trajneri i vitit në Bosnje e Hercegovinë

Renditja e ligave evropiane, Kosova në pozitën e 36-të

Drita skuadra më e vlefshme në Superligë

Emisioni “Ditari” 23.12.2025

Emisioni “Ditari” 23.12.2025

Kandiq: Serbia po shmang përgjegjësinë shtetërore për krimet e luftës në Kosovë

Kandiq: Serbia po shmang përgjegjësinë shtetërore për krimet e luftës në Kosovë

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Tërhiqet nga tregu qumështi APTAMIL për shkak të rrezikut shëndetësor

Tërhiqet nga tregu qumështi APTAMIL për shkak të rrezikut shëndetësor

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Prokuroria kërkon paraburgim për policin e dyshuar për marrje ryshfeti

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën