TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në shënim të 1 Qershorit, Kurti mori pjesë në diskutim të hapur me nxënës

nga tëvë1
1 Qershor, 2023
0
A A
Në shënim të 1 Qershorit, Kurti mori pjesë në diskutim të hapur me nxënës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në shënim të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, mori pjesë në diskutimin e hapur me nxënës.

Para fëmijëve të shumtë dhe të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se përpjekjet e Qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për realizimin e atyre të drejtave dhe për ngritjen e mirëqenies së fëmijëve, janë edhe të vazhdueshme edhe konkrete.

“Është aprovuar Strategjia e Arsimit 2022-2026, të cilat janë të domosdoshme, sepse politikat qeveritare, politikat publike përbëhen prej dy komponentëve kryesore: prej ligjeve, legjislacionit dhe strategjive. “Nuk mjafton veç ligji, nuk mjafton veç strategjia, duhen të dyja. Pra, politikat janë ligje plus strategji. E tash ne e kemi aprovuar Strategjinë për Arsim 2022-2026”, tha ai. Arsimin publik e kemi bërë falas në të gjitha nivelet, kemi miratuar në Qeveri dhe i kemi dërguar në Kuvend 3 ligje shumë të rëndësishme, Ligjin për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme; Ligjin për Tekste Shkollore dhe Ligjin për Arsimin e Lartë”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri Kurti ka përmendur punësimin e 160 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara, 20 inspektorëve të arsimit, derisa potencoi se është duke u punuar në kurrikula për edukimin në fëmijëri të hershme.

Në këtë diskutim u theksua po ashtu përkrahja prej 200 mijë euro për organizatat që mbështesin fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë në qendrat mësimore, 200 mijë euro tjera përkrahje për projektet e organizatave që mbështesin fëmijët me potencial të jashtëzakonshëm, ndarja e 500 bursave në vit për nxënësit romë, ashkali dhe egjiptian. Po ashtu, kryeministri tha se përmes pakos së Ringjalljes Ekonomike, Masa 1.5, janë ndarë 957 kuponë për maturantë që janë trajnuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, 600 euro për kandidatë.

“Për fëmijët tanë në mërgatë, është botuar teksti Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare-Niveli 1 për fëmijët në mërgatë, në mënyrë që të kenë edhe integrim atje ku jetojnë, por pa asimilim. “E mësimi i mirë i gjuhës shqipe edhe i kulturës shqiptare është garancion që edhe integrohesh suksesshëm kudo që jeton, por në të njëjtën kohë edhe nuk asimilohesh për nga identiteti që ke”, tha ai, duke shtuar se në bashkëpunim me Shqipërinë janë në përgatitje të tekstit të dytë për mërgatën, dhe po ashtu është bërë unifikimi i Abetares kombëtare me Shqipërinë”, ka shtuar tutje Kurti.

Pas fjalës hyrëse, në takim me nxënësit, në shënim të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, kryeministri Kurti bashkë me ministren Nagavci, iu përgjigjen interesimit të nxënësve, të cilat kryesisht ndërlidheshin me programin arsimor, edukimin, investimin dhe rritjen e cilësisë në arsim, për të ardhmen, për vullnetarizmin, për të cilat kryeministri tha se Qeveria është duke punuar shumë dhe me përkushtim, dhe për këtë siç tha ai, është me rëndësi lidhja e arsimit me punësimin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X