Protestuesit serbë në komunën e Zubin Potokut tashmë janë shpërndarë raporton gazetari i Tëvë1, nga vendi i ngjarjes.
Teksa ka dërguar edhe fotografi ku shihet se protesta ka përfunduar e qetë në këtë komunë.
Qytetarët serbë kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme.
Ndryshe gjatë ditës gazetari Valmir Gallopeni në raportimin e tij tha se protestuesit që ishin para objektit të komunës e të cilët kanë qenë në numër më të vogël se sa dje, kanë vendosur flamurin serb në një shtyllë pranë komunës./teve1.info./