Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.
Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse./REL/