Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale të garës Grand Prix në Linz të Austrisë, por nëpërmjet repesazhit do ta kërkojë medaljen e bronztë.
Në çerekfinale, Loriana pësoi nga hungarezja Szabina Gercsak për ta pësuar disfatën e parë në tri luftëra të zhvilluara deri më tani.
Në repesazh, Loriana do të përballet me suedezen Anna Bernholm.