TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DASH: Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
DASH: Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

Departamenti amerikan i Shtetit, duke komentuar takimin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se “asnjë qeveri, në asnjë nivel, në këtë moment nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, ndërkohë që ai vend po kryen agresion kundër Ukrainës”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se vendimi i Dodikut për t’u takuar me Putinin, “në kohën kur Rusia shkel haptazi themelet dhe ligjet e rendit ndërkombëtar, si dhe vendimi i mëparshëm të Dodikut për të dekoruar Putinin, janë lëvizje shkurtpamëse që nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve të Republikës Sërpska”.

“Rruga që të çon drejt një të ardhmeje demokratike, të begatë dhe të sigurt, të cilën e dëshirojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, kalon përmes Brukselit, jo përmes Moskës. Prandaj, ne e konsiderojmë rrugën e Dodikut kundërproduktive dhe mbi të gjitha të dëmshme”, tha zëdhënësi i Departamenti i Shtetit.

Dodik tha në Moskë të martën se Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, antiperëndimore dhe antiamerikane.

Përderisa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Sërpska i është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.

“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

Pas takimit me Putinin, Dodik i quajti “armiqësore” vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë. Së bashku me akuzat dhe retorikën e ashpër ndaj Ambasadës Amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë, ai e quajti ambasadorin Michael Murphy “anti-serb”.

Dodik pohoi se qëllimi i ambasadorit amerikan është “të shkatërrojë Republikën Sërbska deri në fund të mandatit të tij”, ndërsa ambasadori Murphy ka thënë qartë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë dashur të shfuqizojnë Republikën Sërbska, por korrupsionin.

Murphy paralajmëroi më parë se Dodik, me paturpësi, po sulmon gjithnjë e më shumë stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës me retorikë nacionaliste.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

ZKA: Prokurimi për mirëmbajtjen e autoudhëve nuk respektoi plotësisht parimet e prokurimit publik

ZKA: Prokurimi për mirëmbajtjen e autoudhëve nuk respektoi plotësisht parimet e prokurimit publik

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Audio-incizimet tregojnë udhëzimet që Thaçi dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Hidhet shorti i Superligës, Sigal Prishtina – Peja, derbi i xhiros së parë

Hidhet shorti i Superligës, Sigal Prishtina – Peja, derbi i xhiros së parë

Trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegjet e shkallës së parë

Trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegjet e shkallës së parë

Sveçla pret në takim kryetarin e Bashkisë së Izmirit, diskutohet për sigurinë

Sveçla pret në takim kryetarin e Bashkisë së Izmirit, diskutohet për sigurinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën