Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se është shpallur konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin 2023/2024.
Mehaj, thotë se konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të shteteve si qendra për Studime Universitare të FSK-së/ Universiteti Amerikan në Kosovë, Republika e Turqisë, Akademia Ushtarake Tokësore dhe Akademia Ushtarake Mjekësore.
Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej datës 01.06.2023 deri më 15.06.2023.
Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë të gjithë personat nga mosha 18 deri në 22 vjeç.
Në njoftimin e ministrit është bërë e ditur se “kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.”.
Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.
“Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email [email protected].
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐮 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐞𝐦𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐡𝐤𝐮𝐣𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐝𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞̈, 𝐩𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐞!”, thuhet në njoftim. /teve1.info/