TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia vendos sërish barriera për prodhimet kosovare

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Serbia vendos sërish barriera për prodhimet kosovare

Shteti serb sërish ka vendosur barriera jotarifore ndaj prodhimeve kosovare. Vendimi i fundit i autoriteteve serbe është që çdo produkt që hyn në këtë shtet nga Kosova, duhet t`i bëhet analiza laboratorike dhe deri në marrjen e analizave, produktet në fjalë duhet të bllokohen në depot doganore.

Prodhuesit thonë se ky vendim i Serbisë është i papërballueshëm dhe se vjen në një moment kur ka një rritje të eksporteve në këtë shtet.

Pronari i fabrikës së vajit në Kosovë, Berat Mustafa, thotë se ka disa javë që autoritetet serbe kanë vendosur procedura burokratike të pajustifikueshme. Konkretisht sipas tij, çdo kamion me vaj që eksportohet në Serbi, është i detyruar që t’u bëjë analizë laboratorike dhe deri në marrjen e rezultateve po u bllokohen produktet me javë të tëra në depo, tha ai pë RTK-në.

Mustafa pohon se i ka njoftuar institucionet e Kosovës për këtë situatë dhe kërkon reagim të shpejtë nga shteti.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka thënë se kjo  barrierë e Serbisë duhet sa më parë të eliminohet.

“Po jemi të njoftuar për pengesat e tilla që u bëhen prodhueseve të Kosovës. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës e kemi ngritur këtë çështje në takimet rajonale që i kemi në kuadër të Ballkanit Perëndimor WB6, të Forumit Investiv të Odave, në prezencë të zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe kërkojmë që sa më shpejt të eliminohen”.

“Këtë çështje do ta ngritim edhe në takimet e radhës për t’i eliminuar të gjitha pengesat që u bëhen prodhimeve kosovare. Sikur Kosova që nuk u bën pengesë importeve të mallrave të huaja në tregun tonë, edhe prodhimet tona duhet ta kenë të njëjtën qasje pa pengesa në tregun e rajonit”, ka thënë Rafuna.

Tags: barrieraprodhimet vendoreSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Pritje të shkurtra në kufi, deri në 10 minuta në dy pika

IQMT intensifikon kontrollet pranë shkollave, shqiptohen 3 gjoba dhe sekuestrohen cigare elektronike

IQMT intensifikon kontrollet pranë shkollave, shqiptohen 3 gjoba dhe sekuestrohen cigare elektronike

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Vëllezërit Ademi, dy emra të rinj shqiptarë që synojnë majat e boksit profesionist

Vëllezërit Ademi, dy emra të rinj shqiptarë që synojnë majat e boksit profesionist

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Dion Gallapeni shpërthen me dy asistime në fitoren e Wisla Plock

Dion Gallapeni shpërthen me dy asistime në fitoren e Wisla Plock

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit kërkon nga GJNP-ja hetim për sulmin amerikan në një dasmë

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit kërkon nga GJNP-ja hetim për sulmin amerikan në një dasmë

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Pritje të shkurtra në kufi, deri në 10 minuta në dy pika

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën