Në ndërtesën e Qeverisë, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti është mbajtur takimi koordinues ndërmjet shefit të ekzekutivit, ministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave.
Kryeministri Kurti tha në hapje të takimit tha se buxheti i komunave për vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë se sa ka ndarë qeverisja e kaluar.
Sipas tij, ky buxhet është dëshmi se komunat e kanë vëmendjen e Qeverisë dhe se do të vazhdojë përkrahja ndaj tyre.
“Para tri jave Komisioni i garanteve mbajti një takim ku miratuar ndarje e granteve për komunar, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrijnë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për kromuat se qeverisja e kaluar. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror”.
Kurti shtoi së në takim me kërkesë të Asociacionit të Komunave do të diskutohet për tatimin në pronë, pronat e administruar nga AKP-ja, buxhetin etj.
Ai në këtë takim foli edhe për aplikimin për organizimin e Lojarve Mesdhetare për vitin 2023, ku i njoftoi komunat se shumë shpejtë do të diskutojë për detajet.
“Është lajm i mirë për të gjithë se kemi kandiduar për Lojërat Mesdhetare për viti 2030, ky është afrimin i shtetit në arenën ndërkombëtare. Koncepti i organizmit parasheh investime në shumë komuna dhe më theks në shtatë komunat. Ekipi koordinues do të i’u kontaktojë për konceptin dhe detaje të tjera”.
Më poshtë gjeni fjalën hyrëse të kryeministrit Kurti:
Të nderuar ministra,
Të nderuar kryetarë të komunave të Kosovës,
I nderuar Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Agim Aliu,
Të nderuar zëvendësministra dhe nënkryetarë,
Mirë se po takohemi në mbledhjen e katër të këtij formati, e në të pestin në qoftë se llogarisim edhe takimin tematik për efiçiencën e energjisë, të cilin e mbajtëm së fundmi, me 6 prill të këtij viti.
Një mirëseardhje e veçantë për kryetarët e sapo zgjedhur të komunave në veri të vendit, të cilët po na bashkëngjiten për herë të parë.
Takimet koordinuese në mes të nivelit qendror dhe atij lokal janë takimet ku ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, e rrjedhimisht edhe temat, të cilat trajtohen janë më të dobishmet dhe kanë fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Krahas bashkëpunimit në fushën e mjedisit, në kuadër të “Kartës së Komunën së gjelbër dhe të qëndrueshme” dhe atë të efiçiencës së energjisë, në kuadër të pakos 75 milionëshe për përballje me krizën energjetike, më lejoni që të theksoj se është lajm i mirë për të gjithë kandidimi i vendit ton për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Një ngjarje e tillë, përveç se mundësi e mirë për të përmirësuar infrastrukturën publike, ajo paraqet një platformë ideale për afirmim të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Për këtë arsye, Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një projekt i sektorit të sportit. Ato duhet të shikohen si projekt zhvillimor shtetëror dhe mobilitet për rininë tonë.
Koncepti i organizimit të këtyre lojërave në Kosovë, parasheh shtrirjen e organizimit në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë investimin dhe mobilizimin në shumë komuna, e me theks të veçantë në shtatë komunat më të mëdha në vend.
Ditëve në vazhdim, ekipi koordinues i kandidaturës së Kosovës, do t’ju kontaktoj dhe do t’ju informojë më shumë për konceptin dhe për detajet e tjera të ndërlidhura me projektin.
Herën e fundit u takuam për të diskutuar një temë specifike, atë të energjisë së ripërtrishme, ndërsa sot nga Asociacioni i Komunave janë listuar disa tema, të cilat janë me rëndësi për nivelin lokal; që nga tatimi në pronë, pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Agjencia e Pyjeve, e deri tek buxheti i komunave dhe procedurat e rekrutimit në shërbimin publik.
Për të gjitha këto, natyrisht dhe për tema të tjera të ngjashme, unë jam këtu sot bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecin, dhe Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobrën, që të bashkëbisedojmë dhe diskutojmë drejt zgjidhjeve.
Para se t’ia kaloj Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Agim Aliut, më lejoni që të rikujtoj se para tre javëve, Komisioni i Granteve mbajti një takim të rëndësishëm, në të cilin u miratua ndarja e granteve për komuna për periudhën 2024-2026. Buxheti i përgjithshëm komunal për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 742 milionë euro, që i bie gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komuna gjatë kësaj qeverisjeje se sa asaj të mëparshme. Që do të thotë se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror, por edhe financat, që presin të konkretizohen përmes një bashkëpunimi mes të gjithë neve.