TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trepça fiton edhe ndeshjen e dytë me Prishtinën dhe kalon në finale pas gjashtë vjetësh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trepça fiton edhe ndeshjen e dytë me Prishtinën dhe kalon në finale pas gjashtë vjetësh

Pasi e fitoi Kupën e Kosovës pas 21 vjet pritjeje, Trepça është kthyer edhe në finale të play-offit. Në finale do të paraqitet për herë të parë që nga viti 2017.

Finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, Trepça e siguroi të dielën pasdite në Prishtinë. Fitoi ndaj skuadrës prishtinase me rezultat 32:31, për triumfin e dytë në serinë gjysmëfinale të plejofit.

Javën e kaluar, po në Prishtinë, Trepça e fitoi Kupën e Kosovës pas pritjes prej plot 21 vjetësh për trofe. Në gjysmëfinale të Kupës e kishte mposhtur Prishtinën e në finalen dramatike e mposhti Besa Famgasin.

Të trimëruar nga suksesi në Kupë, mitrovicasit synojnë edhe titullin e kampionit. Fitorja e dytë e Trepçës ndaj Prishtinës u sigurua me gol në minutën e 59-të. Në fakt, edhe barazimi u mjaftonte “xehetarëve” për të kaluar në finale. Por Deniz Terziqi shënoi golin për 32:31 në minutën e parafundit. Më herët, te rezultati 31:31, Oltion Beshiri i Prishtinës dështoi nga penalltia.

Deri në minutën e 25-të, Prishtina ishte në epërsi, që shkoi deri në tri gola. Por më pas Trepça kaloi para dhe pjesën e parë e përfundoi 15:14. Shpejt epërsia shkoi në 18:14, kurse në minutën e 47-të Prishtina barazoi në 26:26. Më pas u luajt ndeshje e barabartë deri në fund.

Deniz Terziqi e Yassine Henahen i shënuan nga shtatë gola për Trepçën. Shpëtim Mehmeti i kishte gjashtë, ndërsa Lulzim Shabani pesë. Te Prishtina më efikasi ishte Sergio Barreto me dhjetë gola. Gjashtë i kishte Albi Gjuka, ndërsa pesë i shënoi Rron Ramadani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foden me kontratë të re me Cityn

Foden me kontratë të re me Cityn

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi kërkon golin ndaj Villarrealit

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari, rezervist ndaj Atalantas

KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00

Mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

Foden me kontratë të re me Cityn

Foden me kontratë të re me Cityn

KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore

KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore

KRU “Prishtina” nis ndërprerjen e ujit për konsumatorët me borxhe të papaguara

KRU “Prishtina” nis ndërprerjen e ujit për konsumatorët me borxhe të papaguara

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën