TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti për Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës: Krimet nuk parashkruhen e as vjetrohen asnjëherë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti për Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës: Krimet nuk parashkruhen e as vjetrohen asnjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk parashkruhen e as vjetrohen asnjëherë, raporton teve1.info

Këto deklarime Kurti i bëri gjatë vizitës së Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk parashkruhen e as nuk vjetrohen asnjëherë. Kriminelët e luftës dhe urdhërdhënësit e tyre duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, tha Kurti.

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, sipas strukturës së re organizative, drejtoria parashihet të ketë 41 zyrtarë hetues.

“U vlerësua struktura e re organizative e miratuar e Policisë së Kosovës, me të cilën ky sektor, që ka vepruar me gjithsej 19 zyrtarë hetues, është ngritur në nivel të drejtorisë, dhe në nivelin hierarkik dhe funksional është lidhur drejtpërdrejt me Departamentin Qendror të Hetimeve.

Nuk ka më prioritet se e vërteta dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës, jo veç për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm”, tha Kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e zbatimit të ligjit për gjykimin në mungesë si dhe Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend.

Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, Kryeministri tha se duhet shtuar angazhimi i përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.

“Ai theksoi rëndësinë e adoptimit të deklaratës pёr personat e zhdukur, me të cilën pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovë. Veçoi dakordimin për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. Po ashtu, theksoi dakordimin për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive potenciale në territorin e Serbisë.

Në takimin e përbashkët me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtorin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të emëruar së fundmi, Bashkim Spahiu, hetuesit dhe zyrtarët e kësaj drejtorie, u ritheksua zotimi i Qeverisë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.

Përderisa që nga nesër do të fillojnë punën 15 hetues të rinj, procesi i rekrutimit do të vijojë deri në plotësimin e totalit të zyrtarëve të planifikuar me strukturë, pra 41 sosh”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri: Pushteti i LVV-së e ka gllabëruar sektorin e energjisë

Ymeri: Pushteti i LVV-së e ka gllabëruar sektorin e energjisë

Shala: Sektori i energjisë elektrike në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar

Shala: Sektori i energjisë elektrike në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

ZRRE: Do të kompensohen qytetarët e prekur nga devijimet e njehsorëve

Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Ymeri: Pushteti i LVV-së e ka gllabëruar sektorin e energjisë

Ymeri: Pushteti i LVV-së e ka gllabëruar sektorin e energjisë

Spanja, Sllovenia dhe Irlanda kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë pezullimin e marrëveshjes me Izraelin

Spanja, Sllovenia dhe Irlanda kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë pezullimin e marrëveshjes me Izraelin

Shala: Sektori i energjisë elektrike në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar

Shala: Sektori i energjisë elektrike në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar

Izraeli bombardon disa zona në Liban, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ushtria izraelite hedh në erë një shkollë publike në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

ZRRE: Do të kompensohen qytetarët e prekur nga devijimet e njehsorëve

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Ramadani kërkohet nga Frankfurti

Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën