TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi në Suedi shpreh synimet e Kosovës për anëtarësim të plotë në BE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi në Suedi shpreh synimet e Kosovës për anëtarësim të plotë në BE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, u prit në një drekë pune nga Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë, Jessika Roswall, në kuadër të vizitës zyrtare në Suedi.

Bislimi mori urime për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave nga ministrja suedeze, e cila ishte nënshkruese e aktit të liberalizimit të vizave të Kosovës.

Ajo e uroi dhe njëherë zëvendëskryeministrin në këtë arritje për Qeverinë, vendin dhe qytetarët si dhe në suksesin për hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi për fjalët e konsideratën, duke shprehur se Kosova ka synim e objektiv integrimin e plotë në institucionet e strukturat evropiane.

‘’Angazhimi ynë është serioz dhe puna jonë vijon në kuadër të objektivave strategjikë të vendit që e shohin Kosovën pjesë të familjes së gjerë evropiane’’, tha Bislimi thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Siguria, qëndrueshmëria, prosperiteti, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit janë prioritetet e Presidencës Suedeze të Këshillit të BE-së, dhe Kosova përfaqëson pikërisht këto vlera dhe punon për arritjen e këtyre standardeve. Në këtë frymë të përbashkët, u rikonfirmua bashkëpunimi i fuqishëm i Kosovës me Presidencën Suedeze të Këshillit të BE-së.

Demokracitë liberale, ku kombinohen sovraniteti i popullit dhe respektimi i të drejtave e lirive individuale është gjithashtu ajo që e karakterizon Bashkimin Evropian. Këto vlera janë ato për të cilat aspiron vendi ynë. Puna dhe arritjet në dy vitet e fundit, janë tregues i zhvillimit të Kosovës dhe përparimit në këtë trajektore. Si Qeveri besojmë se Kosova meriton të arrijë hapa të tjerë të rëndësishëm drejt integrimit evropian.

U theksua nga zëvendëskryeministri Bislimi se aplikimi për anëtarësim i 15 dhjetorit të vitit të shkuar ka qenë vetëm pikënisja, e tashmë duhet të ecim tutje drejt hapave vijues, e të cilat janë marrja e pyetësorit dhe më pas statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Kosova dhe strukturat koordinuese të integrimit evropian brenda institucioneve tona, janë të gatshme për këtë proces./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

​180 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK: Vaksinimi, masa më efikase për shëndetin e fëmijëve

​180 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK: Vaksinimi, masa më efikase për shëndetin e fëmijëve

OVL-UÇK thërret konferencë për media

OVL-UÇK thërret konferencë për media

KOS-CERT ndanë me qytetarët linkun për të rikthyer llogaritë në WhatsApp

KOS-CERT ndanë me qytetarët linkun për të rikthyer llogaritë në WhatsApp

​KFOR: Trupat e “veçanta” britanike arrijnë në Kosovë për stërvitje 6-javore

Polonia shpallet kampione e Evropës në volejboll

Polonia shpallet kampione e Evropës në volejboll

Brukseli ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

Brukseli ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

Ambasada amerikane reagon për kosovarin e ekstraduar për sulme kibernetike: Shembull i bashkëpunimit me Kosovën

Ambasada amerikane reagon për kosovarin e ekstraduar për sulme kibernetike: Shembull i bashkëpunimit me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën